Miqësorja mes Gjilanit dhe Kukësit duket se nuk kishte për qëllim vetëm testimin e lojtarë. Gjilanasit kanë ardhur me ide të qarta në Kukës duke hedhur grepat për disa lojtarë.
Pas Angelos Tafas që tashmë do të jetë pjesë e skuadrës nga Kosova në formë huazimi për kupat e Europës ata do të “rrëmbejnë” edhe një tjetër lojtarë.
Bëhet fjalë për sulmuesin Atdhe Rashiti. Ky i fundit u transferua në merkaton e janarit tek Kukësi kun ë 13 ndeshje arriti të shënonte 3 gola.
24-vjeçari pritet t’i bashkohet skuadrës së Gjilanit në formë huazimi deri në eleminimin nga Conference League.