Sport Club “Gjilani” është duke kaluar në formë fantastike.
Skuadra gjilanase ka siguruar finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll dhe është në lufte për vendin e tretë, raporton Gazeta Enigma.
Ecuria e ‘kuqebardhëve’ gjatë gjithë sezonin ka qenë e luhatshme për arsyeje të krizës financiare dhe lëndimeve të futbollistëve.
Në duelin e dytë gjysmëfinale ndaj Llapit, gjilanasit kanë humbur edhe një sulmues i cili është lënduar rëndë.
Bëhet fjalë për Shend Kelmendin i cili ka këptur ligamentet dhe kësisoj ai do jetë jashtë fushës së gjelbër deri në fund të sezonit.
SC Gjilani në fundjavë shënoi fitore të rëndësishme ndaj Drenicës ku triumfuan minimalisht 1-0. Golin e vetëm e realizoi Baton Zabërgja dhe të cilin ia kushtuan Shend Kelmendit.
Kujtojmë që Gjilanit i është lënduar edhe njëri nga futbollistët kryesorë, Albert Dabiqaj.
/Gazeta Enigma/