SC Gjilani ka zhvilluar përgatitjet e fazës së dytë në Strugë të Maqedonisë së Veriut ku ka zhvilluar disa ndeshje kontrolluese, para edicionit të ri të garave 2021/2022.
E veçanta e kësaj faze përgatitore ka qenë realizimi i planit dhe objektivave paraprake, duke inkroporuar lojtarët e ardhur këtë edicion në skuadër, të cilët nga deklartat e para duket të jenë ambientuar kënaqshëm me skuadrën dhe të jenë harmonizuar me sukses me bashkëlojtarët nëpër reparte.
Lajmin për përfundimin e fazës përgatitore e ka bërë të ditur faqja zyrtare e SC Gjilani, duke shtuar se ekipi do të kthehet në punë e përgatitjet e radhës që e presin në Gjilan, para fillimit të edicionit të ri 2020/2021, në pjesën e dytë të muajit gusht./Gazeta Enigma/