Prishtina dhe Gjilani, do të takohen në finalen e madhe të Kupës së Kosovës për edicionin 2022/23.
Kryeqytetasit arritën në finale duke eliminuar klube si Dukagjini, Ballkani dhe Vushtrria. Në anën tjetër Gjilani kishte punë me Vjosën, Trepçën ’89 dhe Llapi në gjysmëfinale.
Prishtina qe nga pavarësimi i sportit kosovar e ka fituar Kupën e Kosovës shtatë herë, në anën tjetër Gjilani e ka fituar një herë Kupën e Kosovës, në vitin e parë pas luftës 1999/2000.
Përmes një promoje, klubi gjilanas ka zgjedhur si protagonist kryesor, guardianin e portës, Enea Koliqin, për të bërë thirrjen e madhe: Me 5 qershor eja edhe ti, bëhu pjesë e historisë!
Për më shumë, ndiqni videon: