Nysret Rexhepi, fizioterapeuti i Sport Club “Gjilani” është larguar nga klubi pas një periudhe gjashtë vjeçare.
Klubi gjilanas i ka bërë dhuratë të veçantë në ditën e largimit.
“Kuqebardhët” i dhuruan fanellën e skuadrës me numrin një Rexhepit, ndërsa në fanellë shkruhej: “Dr. Nysi”.
Të pranishëm në ceremoninë lamtumirëse të Rexhepit ishin të pranishëm e gjithë skuadra, stafi teknik me në krye trajnerin, Ismet Munishi si dhe dy nga drejtuesit e klubit, Drilon Sylejmani dhe Sallah Sherifi.
Njoftimi i plotë i SC Gjilanit:
Faleminderit Nysret Rexhepi!
Sport Club “Gjilani” falenderon ztr. Nysret Rexhepin për kontributin dhe angazhimin e tij 6 vjeçar në detyrën e fizioterapeutit.
Puna profesionale dhe angazhimi tij me futbollistët gjatë gjithë kohës e kanë karakterizuar Rexhepin, i cili ka patur rol të madh në trajtimin e gjithë futbollistëve të lënduar.
Drejtuesit e klubit, stafi dhe gjithë futbollistët e falenderojnë Dr.Nysin për gjithë shërbimet e ofruara dhe gatishmërinë për të qenë gjithmonë afër.
Njëherit i urojmë fat dhe shumë suksese në rrugëtimin e ri që ka nisur në karrierën e tij!
Me respekt,
SC Gjilani.