Sport Club “Gjjilani” ka bërë prurjen e radhës në prag të sezonit pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.
“Kuqebardhët” kanë arritur marrëveshje me futbollistin, Renato Ziko, raporton Gazeta Enigma.
Ziko luan në pozitën e mbrojtësit të majtë.
Së fundmi futbollisti ka luajtur në kampionatin norvegjez, derisa më herët karrierë ka bërë edhe tek skuadrat shqiptare si Skënderbeu dhe Laçi.
/Gazeta Enigma/