Elton Cale është njëri nga përforcimet e mëdha të Sport Club “Gjilani” në afatin kalimtar të verës, raporton Gazeta “Enigma”.
Braziliani është zyrtarizuar ditë më parë nga skuadra gjilanase, mirëpo prezantimi tij ka ndodhur pasi i është bashkuar ekipit me fazën përgatitore.
Cale i ardhur nga skuadra e Tiranës llogaritet si njëri ndër përforcimet më të mëdha të verës në Superligën e Kosovës.
Futbollisti është bashkuar prej ditësh me ekipin me fazën përgatitore.
Përpos Cales, Gjilani ka afruar në këtë afat kalimtar edhe futbollistët Yll Hoxha, Albert Dabiqaj dhe Agustin Torassa.
Skuadra e Gjilanit do të jetë njëri ndër pretendentët kryesor për ta fituar titullin kampion. /Gazeta Enigma/