Sport Club “Gjilani” e ka siguruar finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll.
“Kuqbardhët” në gjysmëfinale e kanë mposhtur skuadrën e Llapit në dy ndeshje me rezultat të përgjithshëm, 3-1, raporton Gazeta Enigma.
Në stadiumin me bari sintetik ishte festë e madhe mes ‘Skifterave’ dhe futbollistët të cilët ju gëzuan shumë kalimit në finale.
Në redaksinë e Gazetës ‘Enigma’ ka ardhur një video ku shihet festa pas ndeshjes.
Kujtojmë që finalja e madhe do të luhet midis Prishtinës dhe Gjilanit.
/Gazeta Enigma/