Sport Club “Gjilani” është duke u organizuar edhe më tutje për këtë edicion duke bërë prurje në ekip.
Gazeta Enigma raportoi sot ekskluzivisht se SC Gjilani ka arritur marrëveshje me sulmuesin bullgar, Nasko Milev.
Sulmuesi 27-vjeçar luan edhe si sulmues qendror por edhe si sulmues anësor në dy krahët.
Milev së fundmi ka qenë pjesë e ekipit shqiptar të KF Shkëndijës së Tetovës. Më parë ka luajtur edhe për Panevezys, Dziugas, Loko Sofia, Vitosha. Gjithashtu ka mbrojtur edhe ngjyrat e kombëtares bullgare për grupmoshat U21 dhe U19.
Enigma jua sjellë disa video nga paraqitjet e fundit të qendërsulmuesit: