Ekskluzive: Nasko Milev është përforcimi më i ri i SC Gjilanit

Ekskluzive: Nasko Milev është përforcimi më i ri i SC Gjilanit

Sport Club “Gjilani” është duke u organizuar edhe më tutje për këtë edicion duke bërë prurje në ekip.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se SC Gjilani ka arritur marrëveshje me sulmuesin bullgar, Nasko Milev.

Sulmuesi 27-vjeçar luan edhe si sulmues qendror por edhe si sulmues anësor në dy krahët.

Milev së fundmi ka qenë pjesë e ekipit shqiptar të KF Shkëndijës së Tetovës. Më parë ka luajtur edhe për Panevezys, Dziugas, Loko Sofia, Vitosha. Gjithashtu ka mbrojtur edhe ngjyrat e kombëtares bullgare për grupmoshat U21 dhe U19.

/Gazeta Enigma/

Related Articles