Klubi futbollistik SC Gjilani ka publikuar një video të veçantë në rrjetin social Facebook, përmes së cilës ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, shkruan Gazeta “Enigma”.
Në videon e realizuar me elemente kreative dhe simbolikë domethënëse, klubi përcjell mesazhe paqeje, solidariteti dhe respekti, duke vënë në pah vlerat e bashkimit dhe harmonisë që karakterizojnë këtë periudhë të rëndësishme për komunitetin mysliman.
Ramazani për vitin 2026 fillon më 19.02.2026, ditën e enjte.
