Frank Kramer është shkarkua nga posti i trajnerit të Schalkes pas vetëm katër muajsh.
Arsyeja është se humbja e thellë në Hoffenheim (5-1) në Kupën e Gjermanisë, që ishte tashmë humbja e tij e shtatë në 12 ndeshje.
Gjiganti historik i futbollit gjerman pati një fillim katastrofik të sezonit, pasi në 10 xhiro të Bundesligës, kanë vetëm gjashtë pikë dhe është i parafundit.
Dy fitoret e vetme që ka arritur janë kundër Bochumit të vendit të fundit dhe në kupë kundër Bremerit të nivelit të katërt të futbollit gjerman.
Mediat gjermane shkruajnë se trajneri i ri i Schalkes do të jetë Thomas Reis, deri pak kohë më parë trajner i Bochum.
Ai do të bëhet trajneri i nëntë i Schalkes në tre vitet e fundit.
Klubi i famshëm gjerman me mbi 160 mijë anëtarë u rikthye në elitë këtë verë, por duket qartë se është larg ditëve të lavdisë, që i solli shtatë tituj gjermanë, pesë kupa dhe një Kupë UEFA.