Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka lëshuar Kosovën për të vazhduar me vizitën e tij në Serbi.
Ai atje është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe është pritur me ceremoni shtetërore.
Në Kosovë, Scholz u takua me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Nga këtu, kancelari dha mesazhe të qarta për liberalizimin e vizave dhe faktin se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për të.
Gjithashtu, Scholz tha se Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen në një dialog me njohje, pasi që vetëm me një marrëveshje të tillë, mund të ketë anëtarësim në BE.
Pas Serbisë, Scholz pritet ta vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, Greqinë e Bullgarinë.
Es geht heute Schlag auf Schlag: Eben war #Scholz noch im Kosovo. Jetzt begrüßt Serbiens autokratisch regierender Präsident Vucic den Kanzler in Belgrad mit militärischen Ehren pic.twitter.com/zmyu6hoCnw— Birgit Marschall (@birmars) June 10, 2022