Scholz për urdhër-arrestin ndaj Putinit: Kjo tregon se askush s’është mbi ligjin

Scholz për urdhër-arrestin ndaj Putinit: Kjo tregon se askush s’është mbi ligjin

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka përshëndetur urdhër-arrestin për krime lufte ndaj presidentit Vladimir Purtin, lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC).



Scholz tha se kjo tregon se askush nuk është mbi ligjin.

“Gjykata Ndërkombëtare Penale është institucioni i duhur për të hetuar krimet e luftës. Fakti është se askush nuk është mbi ligjin dhe kjo është ajo që po bëhet e qartë tani”, tha Scholz në një konferencë të përbashkët shtypi në Tokio me kryeministrin japonez Fumio Kishida.

Related Articles