Mbahet ceremonia mortore për Christian Atsu, pas vdekjes nga tërmeti në Turqi

Mbahet ceremonia mortore për Christian Atsu, pas vdekjes nga tërmeti në Turqi

Christian Atsu është varrosur në vendin e tij të lindjes, Gana, pas vdekjes së tij tragjike në tërmetin që goditi Turqinë në shkurt.



Qindra njerëz, përfshirë presidentin e Ganës dhe menaxherin e ekipit kombëtar të futbollit ganez, Chris Houghton, morën pjesë në funerali.

Trupi i Atsus u nxor nga rrënojat e banesës dy javë pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Ministri i Sportit atje, Mustapha Ussif, tha se trashëgimia e tij do të mbetet si një frymëzim

“Edhe në kulmin e karrierës së tij, Astu mbeti vetëvetja dhe nuk u kap kurrë nga krenaria, arroganca apo mosdisiplina”, tha ai.

Atsu gjatë karrierës së tij luajti në Premier League, me klube duke përfshirë Chelsea, Neëcastle United dhe Everton.

Karriera e tij përfundimisht e çoi atë në Turqi, me Atsun që shënoi një gol fitues në minutën e fundit për Hatayspor kundër Kasimpasa, një ditë para se të godiste tërmeti.

Ai bëri 65 paraqitje për Ganën dhe ishte pjesë e skuadrës që arriti në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës 2015, me Atsun që u shpall lojtari i turneut.

Related Articles