Scholz sërish i bën thirrje Serbisë që t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë

Scholz sërish i bën thirrje Serbisë që t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se pret nga shtetet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian që t’i bashkohen bllokut në sanksionet kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Këto deklarata ai i bëri më 10 qershor në Beograd pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Është e rëndësishme që sa më shumë vende t’i bashkohen sanksioneve, sepse është një instrument që ndihmon Ukrainën. Sanksionet janë shumë efektive, shumë më efektive pas sanksioneve të vendosura pas aneksimit të Krimesë në 2014”, tha Scholz.

“Paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë nuk do të zhduket vetëm pas luftës, por është një kusht për përmirësimin e situatës në mënyrë që Rusia të pranojë faktin se nuk mund të diktojë paqen, por duhet të negociojë dhe të bie dakord me Ukrainën për një marrëveshje që do të mbrojë integritetin e Ukrainës”, shtoi lideri gjerman.

Scholz po qëndron në Beograd pasi disa orë më parë u takua në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Related Articles