Scholz shpreson që Serbia të mos e braktisë Këshillin e Evropës kur Kosova do të mund të anëtarësohet

Scholz shpreson që Serbia të mos e braktisë Këshillin e Evropës kur Kosova do të mund të anëtarësohet

Pas takimit me kryemistrin e Kosovës, Albin Kurti, kancelari gjerman, Olaf Scholz ka pritur në takim edhe presidetin serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq reagoi ndaj paralajmërimeve të Kosovës se do të bëjë përpjekje të anëtarësohet në organizata të reja ndërkombëtare.

“Nëse dikush nuk dëshiron të respektojë Marrëveshjen e Uashingtonit, edhe ne do të veprojmë në përputhje me Kushtetutën dhe interesat kombëtare”, tha Vuçiq, transmeton REL.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në shtator të vitit 2020 një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e njohur si Marrëveshja e Uashingtonit.

Me këtë marrëveshje, Kosova është pajtuar për një moratorium njëvjeçar mbi përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, ndërsa Serbia ka rënë dakord për një moratorium – po ashtu njëvjeçar – mbi fushatën e saj kundër njohjeve të Kosovës si shtet.

Në bazë të Marrëveshjes së Uashingtonit, moratoriumet tashmë kanë skaduar.

Kancelari Scholz tha se shpreson se Serbia nuk do të largohet nga ato organizata, ku Kosova do të mund të anëtarësohet.

“Unë dua që Serbia të qëndrojë në Këshillin e Evropës. Kontributi i dhënë atje është i rëndësishëm”, tha Scholz.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë.

Partneriteti për Paqe, ndërkaq, është një program i NATO-s, që synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë.

Kurti e Vuçiq janë takuar sonte në një darkë të përbashkët në Berlin me ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. 

Related Articles