Kancelari gjerman Olaf Scholz, thotë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë të jenë në BE pasi kanë 20 vite që presin. Nga samiti ai ka thënë se duhet të kenë një mundësi reale për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian pasi kanë punuar për të përmbushur kushtet për hyrjen në bllok.
“Qytetarët në Ballkanin Perëndimor kanë pritur për gati 20 vjet mundësinë për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian,” u tha Scholz gazetarëve përpara një takimi të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
“Është shumë e rëndësishme që ky të bëhet një premtim i besueshëm sepse përpjekjet e shumta që këto vende kanë ndërmarrë duhet në fund të çojnë në pranimin e tyre”, tha ai.