Kuvendi i Gjermanisë e votoi të mërkurën socialdemokratin Olaf Scholz për kancelar të nëntë të vendit në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, duke shënuar një epokë të re për shtetin me popullsinë më të madhe në BE pas pushtetit 16-vjeçar të zonjës Merkel.
Qeveria e Scholzit e merr pushtetin me shpresa të mëdha për ta modernizuar Gjermaninë dhe për t’i luftuar ndryshimet klimatike, por përballet me sfidën e menjëhershme të menaxhimit të situatës me pandeminë.
Scholz e mori përkrahjne e 395 deputetëve. Koalicioni i tij me tri parti ka 416 ulëse në dhomën e ulët të Kuvendit, që gjithsej ka 736 anëtarë, shkruan Associated Press, përcjell Gazeta Express.
Tani, Scholz pritet që formalisht të emërohet para presidentit dhe të betohet në një ceremoni të udhëhequr nga udhëheqësi i Kuvendit më vonë të mërkurën.