“S’des pa të vra ty…”/ Pejani e kërcënon bashkëshorten që t’i heq denoncimet ndaj tij për dhunë në familje

“S’des pa të vra ty…”/ Pejani e kërcënon bashkëshorten që t’i heq denoncimet ndaj tij për dhunë në familje

Në hall me bashkëshortin e saj është një grua e moshuar në qytetin e Pejës, e cila disa herë e ka denoncuar atë për dhunë në familje.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në rastin e fundit, viktima bashkë me vajzën e saj, ku kanë rrëfyer se i dyshuari ushtron dhunë sistematike psikike ndaj 68-vjeçares.

Bazuar në dëshminë e të moshuarës, 81-vjeçari i ka kërkuar asaj që t’i tërheq denoncimet ndaj tij. Në momentin që ka hasur në kushtëzimin e viktimës që ai ta përmirësojë sjelljen ndaj saj për t’ia plotësuar kërkesën, i dyshuari e ka kërcënuar se do ta vrasë nëse s’i tërheq denoncimet.

I dyshuari po ashtu dyshohet se ka shkaktuar edhe dëme materiale në shtëpi, duke dëmtuar orenditë.

Pas intervistimit nga organet e hetuesisë, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ai të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Related Articles