IPK për rrahjen mes dy policëve brenda stacionit policor në Prishtinë: Dyshohen për “sulm” gjatë detyrës zyrtare

IPK për rrahjen mes dy policëve brenda stacionit policor në Prishtinë: Dyshohen për “sulm” gjatë detyrës zyrtare

nspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka rekomanduar suspendimin e dy policëve, të cilët dyshohen se janë rrahur mes vete brenda Stacionit Policor Jugu në në Prishtinë.

Në një përgjigje për Gazetën Express, IPK thekson se nga veprimet fillestare hetimore të ndërmarra nga Inspektorati Policor i Kosovës ekziston dyshimi se mbrëmë  dy zyrtarë policorë “gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare brenda objektit të Stacionit Policor Jugu, janë përfshirë në një mosmarrëveshje  me njëri tjetrin dhe se të njëjtit janë të dyshuar për veprën penale “Sulm””.

IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast.

“Secili veprim i zyrtarëve policorë që mund të cenojë integritetin policor ose mund të ndikojë negativisht në profesionalizmin e Policisë së Kosovës  do të trajtohet me seriozitet të plotë  nga Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

“Hetuesit e IPK-së janë në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kurse rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, përfundon IPK.

Related Articles