Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka postuar në Instagramin e tij një video nga avioni nga aeroporti i Mynihut.
“Kanë kaluar saktësisht 15 vjet që kur shqiptarët shpallën pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë”, tha ai fillimisht.
Presidenti serb paralajmëroi se e pret një ditë mjaft e vështirë.
Ai paralajmëroi bisedime me Antony Blinken, Olaf Scholz, Emmanuel Macron dhe shumë zyrtarë të tjerë.
“Ne kemi edhe disa lajme të mira, që do t’ua kumtojmë,disa sot, disa pas shtatë ditësh, qytetarëve të Serbisë, e që kanë të bëjnë me Kosovën”, tha Vuçiq.