Seanca solemne, Kurti: Në shtetndërtimin e Kosovës ka hisen më të madhe Adem Jashari

Seanca solemne, Kurti: Në shtetndërtimin e Kosovës ka hisen më të madhe Adem Jashari

Sot shënohet 26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, ku me këtë rast, Kuvendi është duke mbajtur një seancë solmne, raporton Gazeta “Enigma”.

Seanca solemne po mbahet për nder të flijimit të Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Në Kuvend janë të pranishëm edhe presidetja e vendit Vjosa Osmani dhe Rifat Jashari.

Në Kuvend, fjalën e tij e ka marrë edhe Albin Kurti, i cili ka treguar për historinë e popullit shqiptar dhe për heroizimin e familjes së Adem Jasharit, e cila luftoi pë çlirimin e Kosovës.

“Ne mblidhemi për t’i kujtuar ditët e 5,6,7 marsit si data që populli i Kosovës bëri kapërcimin e madh për liri. Kuvendi i Kosovës mblidhet ne seancë të veçantë për ta kujtuar flijimin e Adem Jasharit dhe familjarëve të tij. Në shtetndërtimin e Kosovës ka hisen më të madhe Adem Jashari dhe familja e tij”, tha Kurti. /GAZETA ENIMA/

Related Articles