Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka folur në T7 për foton historike të bërë nga fotoreporteri Ilaz Bylykbashi ku shihet ai dhe ish-kryeministri, Hashim Thaçi, në ballë të protestave të studentëve të Universitetit të Prishtinës.
Pankarta të cilën e mbante Thaçi shkruante ‘Rroftë Universiteti i Kosovës’. Para Thaçit, shihet Fatmir Sejdiu. Ai shton se nuk e ka njohur Thaçin në atë kohë.
“Jo. E di që ka qenë në cilësinë e student apo diçka të ngjashëm”, tha ai.
“Ka qenë një tur në të gjithë kampusin e universitetit. Ishte koha e përgatitjes së përjashtimit të arsimtarëve shqiptarë. Ka ndodhur një protestë e madhe. Ndërhyrja e policisë ishte e madhe dhe ishim buzë një incidenti që mund të ndodhte një përplasje shumë e madhe“, shtoi ai.