Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka deklaruar se ka prova që Koreja e Veriut ka dërguar trupa në Rusi.
Ai theksoi se situata është shqetësuese, duke thënë: “Çfarë po bëjnë saktësisht? Mbetet për t’u parë. Këto janë gjëra që ne duhet t’i zgjidhim”.
Sipas agjencisë së spiunazhit të Koresë së Jugut, rreth 3,000 trupa të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi dhe aktualisht po trajnohen atje.
Të dy vendet, që përballen me sfida nga Perëndimi, kanë intensifikuar bashkëpunimin e tyre në dy vitet e fundit, sipas raportit të Associated Press, transmeton Gazeta Enigma.
Në qershor, Koreja e Veriut dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme të mbrojtjes, e cila parashikon përdorimin e të gjitha mjeteve të disponueshme për të ofruar ndihmë ushtarake të menjëhershme në rast sulmi ndaj ndonjërës palë./GazetaEnigma/