Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti e ka cilësuar si fitore historike që dëshmon fuqinë e Kosovës në sytë e botës faktin që kanë arritur ta marrin organizimin e Lojërave Mesdhetare për vitin 2030.
Aliti ka thënë për KP se kjo nuk është fitore vetëm për Komitetin Olimpik dhe sportin, por për të gjithë Kosovën.
Aliti shtoi se Qeveria e Kosovës do të jetë bartësja kryesore në mbarëvajtjen e këtyre lojërave në Kosovë.
Madje Sekretari i KOK ut u shpreh shumë i bindur edhe optimist.
Ndryshe, të shtunën, në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Kosova mori të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 me 55 vota për, tetë kundër dhe tri abstenime.