Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është shprehur i shqetësuar në lidhje me ngjarjet e fundit në Bejrut.
Në një postim në X, ai tha se cikli i dhunës duhet të ndalet tani dhe se të gjitha palët duhet të tërhiqen nga ‘pragu’.
“Populli i Libanit, populli i Izraelit, si dhe rajoni më i gjerë, nuk mund të përballojnë një luftë gjithëpërfshirëse”, shkroi Guterres. /Gazeta Enigma
Sekretari i OKB-së “i shqetësuar”: Lindja e Mesme s’mund të përballojë një luftë gjithëpërfshirëse
