Ambasada amerikane pas sekuestrimit të drogës në Lipjan: Fitore e madhe për sundimin e ligjit

Ambasada amerikane pas sekuestrimit të drogës në Lipjan: Fitore e madhe për sundimin e ligjit

Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar pas aksionit të djeshëm për luftimin e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë dhe u arrestuan shtatë persona, raporton Gazeta Enigma.

Ambasada amerikane në një postim në Twitter, shkruan se luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Më tej thuhet se aksionit i djeshëm është fitore e madhe për sundimin e ligjit.

“Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Kudos për autoritetet e Kosovës për kapjen e djeshme të drogës në Lipjan – sukses përmes partneritetit  global midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë, & @DEAWashingtonDC. Fitore e madhe për sundimin e ligjit”, shkruan ambasada amerikane në Twitter.

Related Articles