Pjesëtarë të Policisë së Kosovës gjatë një bastisje në komunën e Lipjanit, ku janë gjetur dhe sekuestruar pajisje për prodhimin kriptovalutave, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Gjatë kësaj bastisje hetuesit e stacionit policor në Lipjan sekuestruan 127 kartela grafike të vendosura në 22 korniza.
Përveç zyrtarëve të KEDS-it, në vendngjarje kanë qenë edhe doganierë të cilët janë duke kryer hetime të mëtutjeshme.
Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme energjetike, qeveria e Kosovës në fillim të janarit ndaloi prodhimin e kriptovalutave.
Nga janari i këtij viti kur edhe Qeveria e Kosovës ndaloi prodhimin e kriptovalitave, Policia e Kosovës ka kryer disa aksione për sekuestrimin e pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave në mbarë Kosovën, përfshirë edhe veriun.
Kujtojmë se rasti i fundit u raportua më 17 janar, kur policia e Kosovës konfiskoi 15 pajisje me 88 karta grafike në Drenas, të cilat dyshohet se janë vjedhur në Zubin Potok./Gazeta Enigma/