Gjatë një kontrolle rutinë Policia e Kosovës ka ndalur dy persona të moshës 16 dhe 18 vjeç ku edhe janë sekuestruar dy armë me gaz, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht Njësiti për Reagim të Shpejtë (NjRSh) dhe zyrtarët e stacionit policor të Fushë Kosovës, mbrëmë në dy lokacione të ndara, kanë sekuestruar dy armë.
Fillimisht për një kontroll rutinë nga NjRSh, është ndaluar personi i dyshuar L.Sh, (mashkull), 18 vjeç, të cilit i është gjet dhe sekuestruar një armë me gaz, dhe më pas është arrestuar i dyshuari i dytë B.M (mashkull) 16 vjeç, për të cilin policia kishte siguruar prova (fotografi) ku i dyshuari kishte ekspozuar armë.
Pjesë e punës policore ka qenë edhe kontrolli policor në dy lokacione ( vendbanimet e të dyshuarve) të cilat janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarët e procedurës paraprake, ku (në vendbanimin e të dyshuarit L.Sh) është gjetur dhe sekuestruar:
Sekuestrohet edhe një armë tjetër me gaz e tipit BloW F92.
Dy personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor të stacionit të Fushë Kosovës, kanë siguruar edhe fotografi të tjera ku janë ekspozuar armët e sekuestruara dhe sot kanë identifikuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar. Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës./Gazeta Enigma/