Kryediplomati i Serbisë, Nikolla Selakoviç, e ka cilësuar Serbinë “të mençur” në mospërgjigjen ndaj “provokimeve të Kosovës”.
Ai tha se mospërgjigja ndaj Kosovës nuk do të thotë për të se janë të dobët, por sipas tij janë të urtë dhe të mençur
Selakoviç thotë se Serbia i jep rëndësi zhvillimt të shpejtë të vetes, dhe se “provokimeve” u përgjigjet me kredibilitetin dhe pozicionin e saj.
“Presidenti Vuçiç qartazi e ka treguar se si bëhet kjo gjë. Detyra jonë është ta ndjekim atë dhe të shpërndajmë tregimin e mirë për veten në tërheqjen e investitorëve”, tha Nikolla Selakoviç.
Ai gjithashtu shton se Serbia është në rrugë të drejtë, dhe se për këtë gjë “duhet të shihen vetëm rezultatet e trendit të rritjes së saj”.