Selakoviq i reagon Von Carmonit: Nuk është puna e eurodeputetëve të mbështesin përmbysjen e qeverisë së një shteti

Selakoviq i reagon Von Carmonit: Nuk është puna e eurodeputetëve të mbështesin përmbysjen e qeverisë së një shteti

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Nikola Selakoviq, i ka reaguar deklaratës së raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila është shprehur e pakënaqur me fshirjen e listave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës të cilët nuk mund të votojnë.

Ai ka shtuar se Von Cramon ka të drejtë të jetë e pakënaqur me rezultatet e zgjedhjeve në Serbi, pasi sipas tij, serbët edhe një herë e kanë përkrahur politikën që garanton përparim ekonomik, paqe dhe stabilitet.

Selakoviq në një deklaratë të lëshuar për media, e ka quajtur Von Cramonin një mike dhe lobiste të kosovarëve, raporton Tanjug.

“Nuk është puna e eurodeputetëve të mbështesin përmbysjen e qeverisë së një shteti sovran dhe të kufizojnë të drejtën e qytetarëve serbë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre politikë në procesin demokratik”, tha Selakoviq.

Related Articles