Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Gjilan, gjashtë persona mbesin të lënduar

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Gjilan, gjashtë persona mbesin të lënduar

Para pak minutave, një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, raporton Gazeta “Enigma”.

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin ku sipas Policisë ishin të përfshira katër automjete.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, e konfirmoi për “Enigmën” se gjashtë personave të lënduar u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, përderisa nga aksidenti janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Tutje ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur në fshatin Slivovë, rreth orës 15:30.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.​ / Gazeta Enigma.




Related Articles