Këngëtarja Selena Gomez foli për marrëdhëniet e saj në një intervistë të fundit me ‘Vogue Australia’. Ylli i muzikës beson se marrëdhëniet e saj të së kaluarës janë mallkuar dhe thotë se ajo nuk është ndjerë kurrë e barabartë me ish-partnerët e saj, transmeton Gazeta Enigma.
Këngëtarja ka mbushur titujt gjatë dekadës së kaluar me marrëdhëniet e saj të dashurisë, duke përfshirë ato me këngëtarët e famshëm Justin Bieber dhe The Weeknd.
Dhe megjithëse nuk përmendi emrin e asnjërit nga ish-at e saj, Selena pranon se ‘nuk u ndie kurrë e barabartë’ me partnerët e saj. “Isha shumë e re për t’u ekspozuar ndaj disa gjërave ndërsa isha në një lidhje. Mendoj se shumica e përvojave të mia në marrëdhënie janë të mallkuara”, e pranoi Selena. Zeshkania dukej e mahnitshme ndërsa pozonte në kopertinën e revistës, e veshur me vathë të gjatë prej ari dhe flokë të qethur. Ish-ylli i Disney vazhdoi të shpjegojë pse e titulloi albumin e saj 2020 dhe linjën e re të përbërjes makeup ‘Rare’ ’(rrallë në anglisht), duke konfirmuar se fjala ka kuptim sentimental për të. “Unë mendoj se duhet të kisha zbuluar se çfarë do të thotë kjo fjalë për mua, sepse unë ndihesha kaq e vogël në marrëdhëniet e kaluara dhe nuk u ndjeva kurrë e barabartë”, shtoi këngëtarja.
Selena e ka pranuar se ka kaluar në ‘katër qendra trajtimi’ për shëndetin e saj mendor që kur u bë e famshme si një yll fëmijë.