Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Deri në fundjavë mbetet shumë nxehtë. Të dielën rënie e temperaturave, por mbetet nxehtë. Të shtunën priten mundësi edhe për rrebeshe shiu me bubullima, shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Enigma.

23.06.2021 – Të nxehtit afrikan, megjithëse me temperaturat më të larta që priten ditën e nesërme, do të vazhdojë deri në fundjavë.

Paraditet kryesisht do të jenë me kthjellime e diell, derisa orëve të pasdites ekzistojnë mundësi për zhvillime të rrebesheve të izoluara me shi.

Ditën e shtunë ka gjasa që rrebeshet të jenë më të shpërndara në vend, e ku vende-vende mund të jenë më intenzive. Nga dita e diel pritet rënie e lehtë e temperaturave, e të hënën sërish në rritje të lehtë, e ku do të mbajë edhe mot i kthjellët.

Indeksi i cilësisë së ajrit mund të mbetet në vlera mesatare, e herë herë të kaloj edhe në të dobëta, shkaku që ende në ajër mbeten prezente grimca të pluhurit saharian, të cilat mund të kenë koncentrime më të larta gjatë ditës së premte.

Indeksi i rrezeve UV mbetet në vlera shumë të larta, prandaj në këto ditë preferohet të ruhemi nga qëndrimi më i gjatë në rreze të diellit përgjatë orëve të mesdites.

24.06 – Shumë nxehtë. Paradite me intervale me diell. Gjatë ditës do të ketë zhvillime të vransirave, e përreth viseve malore pasdite vonë priten mundësi edhe për rrebeshe me bubullima.

Related Articles