Selimi: Procesin në Hagë mos e bëni pjesë të fushatave

Selimi: Procesin në Hagë mos e bëni pjesë të fushatave

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione, tha se ekziston një konsensus i gjerë në Kosovë për çështjen e Gjykatës Speciale, por ngriti dilema për mënyrën e trajtimit institucional të saj.

“Kur vjen çështja te Haga, te Gjykata Speciale, ne të gjithë pothuajse jemi njëzëri edhe çdo tentativë që niset nga Kosova jemi për, edhe unë nuk dyshoj aspak në dëshirën tuaj të mirë që të bëhet një thirrje kundrejt Dhomave të Specializuara ose kryetares së Dhomave të Specializuara, apo në këtë rast edhe të Ombudspersonit siç e dëgjova. E di se në Kosovë, edhe në Kuvendin e Kosovës, gjykatat apo kryetarët e gjykatave nuk raportojnë në Kuvend. Në Kuvend, në Komisionin për Legjislacion, raportojnë ose kanë një raport vjetor vetëm Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës. Ai raport bëhet një herë në vit për punët e brendshme të këtyre dy institucioneve, por asnjëherë nuk raportojnë për çështjet që janë në proces duke ndodhur në gjykata apo nga Këshilli Prokurorial i Kosovës”, theksoi ajo.

“Pra të kalojmë te Dhomat e Specializuara, të cilat janë të votuara dhe pretendojnë se janë institucione të Kosovës, mirëpo kanë legjitimitet plotësisht ndërkombëtar”, thotë ajo.

“Edhe më lejoni t’ju tregoj se Dhomat e Specializuara nuk i paraqesin raport Kuvendit dhe Kuvendi nuk ka kompetencë mbikëqyrje direkte për këtë institucion. Më lejoni t’ju rikujtoj kolegë të nderuar se çka keni votuar atëherë te Ligji për Dhomat e Specializuara, te neni 4, pika 4, se çfarë kompetenca i keni dhënë, ku thotë: “Çdo ligj, rregullore, rregullore dytësore, rregull ose zakon tjetër dhe praktikë e Kosovës që nuk janë përfshirë shprehimisht në këtë ligj, nuk zbatohen për organizimin, administrimin, funksionet apo juridiksionin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ky ligj mbizotëron mbi çdo dispozitë kundërthënëse të çfarëdo ligji apo rregulloreje tjetër të Kosovës”, tha ajo.

Related Articles