Selmanaj: Kurti po e blen votën me para publike

Selmanaj: Kurti po e blen votën me para publike

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pasi Qeveria Kurti mori vendim që të ndajë 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.

Selmanaj ka thënë se ky veprim është “korrupsion elektoral” dhe se Kurti “po e blen votën me paratë publike”.

“Ndarja e 100 eurove gjatë fushatës zgjedhore është korrupsion elektoral. Pikë. Albin Kurti dhe qeveria e tij po bëjnë atë që dikur e quanin krim: blerjen e votës me para publike. Kur pushteti rrezikohet, parimet harrohen. Albin Kurti duket se e ka bërë llogarinë: sa kushton qytetari kosovar në prag zgjedhjesh”, ka thënë ai.

“Përgjigjja e tij është e thjeshtë dhe fyese: 100 euro. Këto 100 euro nuk janë ndihmë sociale. Janë ryshfet elektoral, i financuar nga buxheti i shtetit. Në vend që paratë publike të investohen në zhvillim, punësim apo projekte me dobi afatgjatë, ato shpërndahen për interes elektoral të momentit”, vijon reagimi i Selmanajt.

Related Articles