Serbët antiSrpska kujtojnë Ivanoviq (VIDEO)

Serbët antiSrpska kujtojnë Ivanoviq (VIDEO)

Para selisë së Iniciativës Qytetare ‘Liri, Demokraci, Drejtësi’ në veri të Mitrovicës, u kërkua zbardhja e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, i cili u qëllua me plumba më 2018-ën.

Në përvjetorin e pestë të atentatit ndaj politikanit serb të Kosovës, po lypet që drejtësia të jetë më efikase.

“Të shtënat ndaj Oliverit kanë qenë në fakt të shtëna ndaj Serbisë, ndaj juve që jetoni këtu në Kosovë dhe të shtëna ndaj neve të cilët jetojmë në Serbinë qendrore. Për më keq, edhe pas pesë vitesh nuk arrihet të kuptohet e vërteta, kush janë urdhërdhënësit dhe kryesit e këtij akti”, ka thënë Mirosllav Aleksiq, nënkryetar i Partisë Demokratike në Serbi

Derisa, Ksenija Bozhoviq, nënkryetare e Iniciativës Qytetare ‘Liri, demokraci, drejtësi’ ka thënë se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi derisa të zbardhet rasti.

“Ne nga ky vend kemi vetëm një porosi. Na intereson që pas pesë vitesh të dimë kush e vrau Oliver Ivanoviqin, kush e porositi vrasjen e tij, dhe nuk do të ndalemi së parashtruari këto pyetje”.

Pas fjalimeve, familjarët, miqtë e qytetarët që ishin të pranishëm, në shenjë kujtimi ndezën qirinj pranë vendit ku ishte vrarë Ivanoviqi.

Related Articles