Banorët kundërshtojnë mbylljen e dy shkollave në komunën e Ferizajt (VIDEO)

Banorët kundërshtojnë mbylljen e dy shkollave në komunën e Ferizajt (VIDEO)

Në kuadër të ri-organizimit, një numër i shkollave do mbyllen në komunën e Ferizajt.

Tetë prej tyre janë identifikuar në një periudhë më afatshkurtër, teksa dy do t’i mbyllin dyert qysh në shtator.

Kjo për faktin se kanë numër të vogël të nxënësve.

Sipas Drejtorisë Komunale të Arsimit, një numri të madh të mësimdhënësve që janë duke punuar në to do ju bëhet zgjidhja në vende tjera pune.

Mirëpo, mbylljen e shkollave, që janë kryesisht paralaele të ndara po e kundërshtojnë banorët, që kanë nisur të mendojnë për të bërë zgjidhje që të mos lejojnë ndërrimin e shkollës për fëmijët e tyre.

Procesi i ri-organizimit do jetë edhe për shkolla në komuna tjera.

Related Articles