Pas arritjes së KFOR-it në veri, janë publikuar edhe momente nga lëvizja e barrikadave nga ana e protestuesve serbë, të cilët i kanë liruar një pjesë të rrugës pjesëtarëve të KFOR-it.
Për këtë ka folur edhe kreu i Komunës Veriore të Mitrovicës, Milan Radjoevic, i cili ka thënë se kanë filluar lëshimin e një korsie të rrugës në mënyrë që KFOR-it të kalojë dhe të pozicionohet.
“…ata filluan me lëshimin e një korsie në mënyrë që njësitë e KFOR -it të kalojnë dhe të marrin pozicionin”, ka deklaruar Radojevic.
Sipas Radojevicit, pas një veprimi të tillë, duhet që të fillojë tërheqjen njësia speciale e Policisë së Kosovës.
“Ju mund të shihni vetë një numër të madh të ushtarëve të KFOR-it, ne presim që gjithçka të shkojë pa probleme dhe në përputhje me marrëveshjen dhe pa asnjë problem”, ka thënë Radojeviq.
Ndryshe, sot pritet të bëhet zhbllokimi i pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak, të cilat kanë qenë të bllokuara që prej 20 shtatorit.