Qytetarët serbë në komunat veriore të Kosovës nuk e kanë idenë se a do të mund t’i vozisin automjetet që i kanë të regjistruara me targa që i lëshon Serbia pas datës 31 tetor.
Në këtë ditë përfundon afati i dhënë nga Qeveria e Kosovës për pajisje me targa të ligjshme, RKS.
Pavarësisht kësaj, numri i atyre që kishin regjistruar automjetet përgjatë kësaj kohe ishte tejet i vogël.
Ditë më parë Ministria e Punëve të Brendshme pati njoftuar se janë gjithsej 10 vetura të cilat kanë ndryshuar targat nga ato ilegale, në targa legale të Kosovës.
VIDEO: