Zyba: Në çdo ndeshje po tregojmë se jemi nivel i njëjtë i ekipeve të grupit

Zyba: Në çdo ndeshje po tregojmë se jemi nivel i njëjtë i ekipeve të grupit

Ndeshja mes Ballkanit dhe Sivassporit po afron, që është e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, shkruan Gazeta Enigma.

Të dy skuadrat kanë nga katër pikë deri më tani, ndërsa Ballkani arriti ta mposht skuadrën turke në Turqi para një jave me rezultat 4-3.

Mesfushori suharekas Qendrim Zyba ka thënë se Ballkani po tregon në secilën ndeshje që është në të njëjtin nivel me ekipet tjera të grupit.

“Unë shpresoj edhe të na nënvlerësojnë edhe në ndeshjet në vazhdim pasi është në favorin tonë. Në çdo ndeshje po tregojmë se jemi nivel i njëjtë me ekipet e grupit, ndoshta edhe më të mirë“, tha Zyba.

/Gazeta Enigma/

Related Articles