Në ditën e pestë të protestës në Jarinje, situata po vazhdon të jetë e qetë dhe pa ndonjë incident.
Tashmë është bërë edhe ndërrimi i Njësive të Policisë së Kosovës. E gjatë kohës së ndërrimit të njësive, serbët kanë dëgjuar këngë nacionaliste.
Ndryshe, rruga vazhdon të jetë e bllokuar dhe vërehet numër dukshëm me i vogël i protestuesve ndërsa më i madh i atyre që kalojnë kufirin këmbë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas.
Policia vazhdon të jetë e pozicionuar përgjatë kufirit, duke mbajtur situatën nën kontroll.