Prokurorët në Serbi thonë që nuk ka fakte për të thënë se Gjokoviç ka paraqitur teste të falsifikuara të COVID-it para autoriteteve australiane.
Një raportim nga BBC ngjalli dyshime mbi testet, duke thënë që numrat serik të testeve nuk përputheshin me dokumentet tjera nga një kohë e njëjtë.
Sipas raportimeve, testet ishin paraqitur për ta shpëtuar Djokovic-in nga rregullat për njerëzit e pavaksinuar.
Viza e Djokovic-it ishte refuzuar dhe më pas ai ishte dëbuar nga shteti para fillimit të Australian Open.
Kjo kishte ndodhur për shkak të rregullave që shteti Australian aplikon për vaksinimin, jo për shkak se dokumentet e tij ishin falsifikuar.
Zyra e prokurorit të Beogradit, ka thënë që Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se dokumentet janë autentike me njëra-tjetrën.
Dokumentet e paraqitura nga avokati i Djokovic në Australi, shfaqnin dy certifikata vaksinimi, njëra me rezultat pozitiv më 16 dhjetor, dhe tjetra me rezultat negativ në 22 dhjetor.
Në grup gjerman i kërkimit, me emrin Zerforschung vuri re që testi i parë kishte numër më të lartë konfirmues se testi i dytë.
Numrat serik në këto dokumente, raportohet se ishim shumë ndryshe me numrat serik e dokumenteve tjera të nxjerra në të njëjtën periudhë kohore.
Mirëpo zyra e prokurorit të Serbisë, shkruajti që “testet e Djokovic nga 16 dhe 22 dhjetori janë tërësisht valide”.
Ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pritur në takim tenstin serb Novak Gjokoviç.
Ai e ka falënderuar që e ka përfaqësuar Serbinë me nder dhe guxim dhe ka theksuar se asnjë mysafir në presidencë, përveç Novakut, nuk ka ngjallur kaq shumë interes në media.
Gjokoviç falënderoi presidentin për mikpritjen e tij, por mbi të gjitha për mbështetjen që Vuçiq dhe i gjithë vendi i dha gjatë ngjarjeve në Australi, autoritetet e të cilit nuk e lejuan të hynte në vend dhe as pjesëmarrjen e tij në Grand Slam-in e parë të sezonit, Australian Open.
“Ndjeva nevojën t’ju falënderoj për mbështetjen që më dhatë, ashtu si edhe të gjitha institucionet shtetërore, gjatë ngjarjeve fatkeqe në Australi”, tha Gjokoviç
“Edhe pse isha i vetëm në paraburgim, përballë shumë probleme dhe sfida, nuk u ndjeva i vetmuar sepse kisha mbështetjen e familjes, njerëzve të afërt, miqve, por edhe të gjithë popullit serb, njerëzve me qëllim të mirë nga rajoni dhe bota, të cilët u përpoqën të më lehtësonin gjendjen time”, tha Gjokoviç. /Gazeta Enigma/