Ka filluar ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në stadiumin e Leskovcit, ndeshje kjo e vlefshme për pikë në grupin D të Ligës së Kombeve.
Ndeshja ka një vëmendje më të madhe, shkaku i paraqitjes që nga fillimi i futbollistit me prejardhje kosovare, Granit Xhaka.
Ai shihet si “shibël në sy” nga tifozët serbë, ndërkohë që kishte pasur probleme edhe me lojtarët më 2022 në një ndeshje tjetër.
Tifozët serbë ende e mbajnë mend golin bombastik të Xhakës, kur ia “shpoi” rrjetën Serbisë më 2018 në Botërorin e Moskës. Në atë ndeshje pati shënuar edhe ylli tjetër me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri.
Përpos Xhakës, edhe Andi Zeqiri është në bankën rezervë. /Gazeta Enigma