Serbia i frikësohet një tjetër humbje në tavolinë, kërkon që ndeshja ndaj Shqipërisë të luhet në Leskovc

Serbia i frikësohet një tjetër humbje në tavolinë, kërkon që ndeshja ndaj Shqipërisë të luhet në Leskovc

Pas vetëm tre javësh, Shqipëria e zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme kualifikuese, ‘finalen’ me Serbinë.

Kombëtrja që do të fitojë, me shumë gjasa do të marrë vendin e dytë dhe do të shpresojë deri në fund për një kualifikim në Botëror.

Kjo ndeshje fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd.  Megjithatë, Federata e Serbisë thotë se po shqyrtohet mundësia e ndryshimit të vendndodhjes dhe ky takim mund të zhvendoset në stadiumin e Leskovcit.

Krejt kjo po ndodh për shkak të huliganëve serbë, të cilët janë një rrezik potencial për të shpërfaqur përsëri dhunë në këtë takim, me Serbinë që i frikësohet një tjetër humbje me rezultat zyrtar.

“Po punojmë intensivisht për të marrë miratimin për ndryshimin e vendndodhjes për atë ndeshje, Leskovci është një mjedis ku kombëtarja është përgatitur gjithmonë në qetësi, ku është pritur me mbështetje të pakursyer në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe ku ka regjistruar disa rezultate shumë të rëndësishme pozitive. Besoj se në ndeshjen e ardhshme do të luajmë në Leskovc”, theksoi Radujko, sekretari i kësaj Federate.

Related Articles