Serena Williams pensionohet nga tenisi pas US Open

Serena Williams pensionohet nga tenisi pas US Open

Tenistja amerikane Serena Williams ka konfirmuar të martën se do të tërhiqet nga tenisi, menjëherë pas përfundimit të turneut US Open.

Duke shkruar për revistën Vogue, 23-herë fituesja e Grand Slameve në single, ka thënë se po shkon drejt gjërave që janë më të rëndësishme për të, duke shtuar se nuk i pëlqen fjala “pension”.

Në një postim në Instagram, ajo ka shkruar se “numërimi mbrapsht ka filluar”.

“Do të shijoj këto javët e ardhshme”, ka thënë 40-vjeçarja.

Williams u rikthye në Wimbledon në qershor, pas një pushimi të gjatë të detyruar nga dëmtimi dhe shumë spekuluan se ajo ishte tërhqeur.

Ajo theksoi se do të luajë në US Open në gusht, aty ku ka fituar gjashtë tituj.

Williams ka fituar më shumë Grand Slame se çdo teniste tjetër në “Epokën e hapur”. Sa i përket në të gjitha kohërat, vetëm Margaret Court (24) ka më shumë.

“Fatkeqësisht nuk isha gati për të fituar Wimbledonin këtë vit. Dhe nuk e di nëse do të jem gati për të fituar New Yorkun. Por do të përpiqem”, shkroi ajo.

Related Articles