Serie A: Udinese e Juventus ndajnë pikët në start të edicionit të ri

Serie A: Udinese e Juventus ndajnë pikët në start të edicionit të ri

Është barazuar rezultati (2 – 2) në Dacia Arena të Udineses në fund të takimit. Juventus nuk ia ka dalë të shënoj fitore, ndonëse kishte krijuar avantazh fillestar në pjesën e parë me dy gola.

Szczesny ka bërë një gabim trashanik duke mbajtur topin, gabim të cilin e shfrytëzoi Deulofeu duke shënuar gol në minutën e 84-të të ndeshjes. Ishte ky goli i barazimit në 2:2, me të cilin rezultat u mbyll takimi.

Paraprakisht Juventusi kishte avancuar në pjesën e parë me golat e Dybala dhe Cuafdrado 3′ dhe 23′, ndërsa në pjesën e dytë vendësit arrijnë të përmbysin këtë avantazh, duke mos lëshuar nga rasti të mbyllet sfida e startit pa inkasuar një pikë.

Së pari Roberto Pereira ngushton rezultatin në 1:2 nga pika e bardhë në minutën 51’, ndërsa Gerard Deulofeu barazon përfundimisht shifrat në minutën 84’, pas gabimit të repartit defansiv të Juves.

Related Articles