Edhe një tjetër alarm për bombë ka pranuar sonte Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.
Nga Policia e Kosovës u bë e ditur se rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin e Prishtinës.
“Rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ndryshe një alarm i tillë është dhënë edhe sot rreth orës 16:00.
Policia e Kosovës kishte pranuar informatën për një alarm për bombë, e që doli të ishte i rrejshëm.
Udhëtarët dhe personeli ishin evakuuar, ndërsa një gjë e tillë është raportuar disa herë radhazi brenda vitit të kaluar si në stacion të autobusëve, në aeroport e në ambiente të tjera të vendit.