Të hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar bore.
Sipas Meteo Kosova gjatë orëve të para të 24-orëshit priten kthjellime të pjesshme, të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave.
Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 40 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 6°C. / Gazeta Enigma.